Lajme

Thaçi thotë se me Kurtin ka shumë përafrim, ishte një takim përmbajtësor

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u është drejtuar mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Konstatoj se takimi ka qenë i gjatë, përmbajtësor, shumë i hapur, ku janë diskutuar gjërat që kemi pasur këndvështrime konstruktive, për interesat nacionale për qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e vendit për reformat që duhet të ndodhin drejt perspektivës evropiane. Diskutuam për rolin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi”, tha Thaçi, raporton KOHA.

Sipas Thaçit “Ishte konstatim i përbashkët se një punë e bartësve të institucioneve dhe liderëve politikë të pozitës e opozitës, mund të çojnë vendin më mirë përpara”.

“Ka hapësirë dhe substancë të mjaftueshme që më shumë gjëra na përafrojnë sesa na ndajnë dhe të ruajmë miqësisht marrëdhëniet me SHBA-në. Besoj që Qeveria do të marrë vendime të shpejta e të qarta. Në tavolinë do të jemi të bashkuar me një zë”, u shpreh Thaçi.