Mustafa: Marrëveshja për kalimin kufitar Miratoc-Llojan është një mashtrim!
Gjatë ditës së sotme është nënshkruar marveshja për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc mes dy vendeve fqinjë të Republikës së Serbisë dhe Maqededonisë së Veriut.Ndonëse kjo çështje është e kahmotshme mes këtyre shteteve ende kjo gjë nuk është realizuar, dhe për këtë ka reaguar dhe kryetari i PDSh-së Ragmi Mustafa i cili marevshjen e sotme e quajti mashtrim.
Ky është postimi i plotë i z.Musatafa ;Nënshkrimi i marrëveshjes për kalimin kufitar Miratoc-Llojan, ndërmjet dy vendeve fqinje është vetëm 1/3 e vendimit të qeverisë serbe të datës 10 nëntor 2005.
Sipas atij vendimi, njëkohësisht duhej të hapen dhe vendkalimet kufitare: Strezoc-Sopot dhe Sllavujevc-Petrovac.
Kjo, nënkupton se qeveria serbe bëhet sikur po përmbush kërkesat e shqiptarve në Luginë të Preshevës. Prandaj, kësaj i thonë MASHTRIM. Mashtrues janë dhe gjith ata që mbështesin e krekosen me këtë nënshkrim marrëveshje me vonesë kohore përplot 14 vite edhe ate vetëm në shkallën 33.3% të vendimit. Ndërsa shkalla 66.7% do të quhet SUPERMASHTRIM!
Pse të mos hapej së paku dhe pika kufitare Strezoc-Sopot e cila është shumë më e përshtatshme për transport mallrash si që kanë deklaruar dy nënshkruesit e marrëveshjes e nga ana tjetër kjo rrugë është regjionale e rendit të dytë që lidhë dy vendet fqinje prej Bujanoc-Preshevë-Kumanovë-Haraçinë-Shkup- Tetovë e gjer në Strugë përkatësisht Qafê Thanë, rruga e Iliridës që në më shumë se 300 km distancë kalon nëpër vende autoktone shqiptare.
Prandaj, qeveria serbe bashkë me kuislingët-argatët e saj në Preshevë vashdimisht po MASHTROJNÉ Shqiptarët në Luginë të Preshevës. RM