Mustafa: Largimi i flamurit kombëtar nga policia serbe një akt qyqar e albanofob
Gjatë një ahengu familjar të z.Nazmi Haredinaj, kryetarit të OVL-UÇPMB’së, policia serbe kërkoi që të largohej flamuri kombëtar i vendosur në dyert e shtëpis siç e do tradita shqiptare me rastin e fillimit të dasmave.
“Derisa në Kosovë, serbët gëzojnë të drejta me elementare shtetëformuese, te ne nuk lejohen simbolet kombëtare as në gëzime familjare. Familja Hajredini reagon ndaj këtij provokimi, duke ia bërë me dije opinionit publik se shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë të kërcnohen duke mos iu lejuar që të përdorin simbolet kombëtare edhe elementet tjera të autoktonisë shqiptare” shkroi Haredinaj, përcjell Ministria e Lajmeve.
Ndërkohë në lidhje me këtë veprim të policisë serbe ka reaguar ashpër edhe kreu i PDSH’së z. Mustafa, duke e cilësuar këtë si një akt qyqar e albanofob.
“Të ndërhyhet edhe në ceremoni gëzimi familjar, vetëm e vetëm se identifikohesh si shqiptar është shkelje e rëndë e të drejtave universale të njeriut” shkroi Mustafa, përcjell Ministria e Lajmeve.
Reagimi i plotë i z.Mustafa :
Largimi i flamurit kombëtar nga objekti privat i
z. Nazmi Hajredini në Preshevë nga ana e policisë serbe nuk ka se si ndryshe të cilësohet përveç se një akti qyqar e albanofob! Të ndërhyhet edhe në ceremoni gëzimi familjar, vetëm e vetëm se identifikohesh si shqiptar është shkelje e rëndë e të drejtave universale të njeriut. Gjer sot, së paku në prona private nuk është penguar asnjë shqiptar në përdorimin e simbolit kombtar, ndërkohë në institucione publike të komunës Preshevë kanë reaguar vazhdimisht duke vendosur edhe gjoba të larta për udhëheqësit institucional. Kjo e sotit ka ndodhur sepse z. Hajredini është kryetar i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇPMB-së duke tentuar që t’a frikësojnë dhe gradualisht dëbojnë nga Presheva siç kanë dëbuar me qindra ish ushtarë të UÇPMB-së nga viti 2001 e gjer sot. Prandaj, NE gjith shqiptarët e Luginës së Preshevës jemi UÇPMB, dhe nuk do arrini kurrë ju albanofob, të na dëboni nga trojet tona autoktone shekullore. Kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi SHQIPTAR, për këtë dhe e duam FLAMURIN KOMBTAR! RM