Lajme

Mustafa: Haradinaj vendosi taksën pas dështimeve në qeverisje, po dëmton marrëdhëniet me Amerikën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka deklaruar se taksa e vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë është një taksë e cila i ka mbuluar dështimet e Qeverisë Haradinaj dhe po dëmton seriozisht marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).


Mustafa ka thënë se për taksën duhet të flasin ata që e kanë vendosur, Qeveria Haradinaj dhe partnerët e tij, duke thënë se kjo taksë është vendosur vetëm pas dështimeve të mëdha që ka bërë kjo Qeveri gjatë vitit të kaluar.

“Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës kemi thënë se ne ata që e kanë vënë taksën, ata le të marrin vendim për taksën, a me heq a me suspend a me mbajt taksën, ju e keni përcjell këtë proces, taksa është propozu njëherë 10%, është propozu në momentin që Kosova ka dështu në anëtarësimin në INTERPOL dhe dështimet e Qeverisë që kërkush most ë mirret me ta po me taksësn, më vonë pastaj taksa ësthë rrit për 100%”, ka thënë Mustafa, transmeton Gazeta Metro.

Mustafa ka thënë se taksa nuk po i bënë asnjë dëm Serbisë, sipas tij shteti serb po bënë një propagandë për efekte ekonomike.

“Sot si Kosovë mund të deklarojmë se na edhe përkundër vërejtjeve që po i bënë Serbia, se në Serbi asnjë kompani nuk është mbyllë për arsye të efektive ekonomike të taksës, asnjë punëtor nuk është largu nga puna se atyre ju është ndal puna për shkak të taksës, kështu që efektet ekonomike për Serbinë janë të qarta, kështu që efketet ekonimike për Serbinë janë të dyshimta, kështu që ata po bëjnë propagandë për efektet ekonomike, kemi evazion”, tha Mustafa.

Krejt në fund ai ka thënë se miqësia me Amerikën nuk guxon të dëmtohet nga askush, po të ishte në pushet partia e tij kjo situatë me SHBA’të nuk do të ndodhte kurrë.

“Si LDK konsiderojmë se asgjë nuk guxon të matet me miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me partneritetin me SHBA’të, por kjo prapë është qështje e koalicionit qeverisës, me qenë LDK në pushtet ne kurrë nuk kishim rreziku partneritetin me SHBA’në edhe taksën e kishmi mendu mirë kur e kishmi vendos se cilat janë efektet e saj”, tha Mustafa.