Kryesore

Mustafa: Gjendja e shqiptarëve të Medvegjës çdo ditë e më shumë po përkeqësohet

Shqiptarët e komunës së Medvegjës, rreth 400 sa kanë mbetur gjithësej, po përballen me metoda nga më të ndryshmet të diskriminimit.

Sipas shqiptarëve të atjeshëm kjo komunë sikurse mos të bëjë pjesë fare në Luginë të Preshevës, të drejtat elementare nuk përfillen për shqiptarët, duke filluar nga integrimi deri te përdorimi i dygjuhësisë.

Këshilltari në KK të Medvegjës Bajram Mustafa i ka thënë LajmiAL se, “sikurse në komunat e Preshevës dhe Bujjanocit që tabelat rrugore janë edhe në gjuhën shqipe, në komunën e Medvegjës po nuk e njohët gjuhën serbe problem e keni të orientoheni përmes tabelave rrugore, sepse ato janë vetëm në gjuhën serbe, gjuha shqipe aspak nuk përfillet në këtë drejtim” thotë Mustafa.

Sipas tijë, ka probleme të shumta, të cilat nuk jan zvogëluar por vetëm se sa janë shtuar, thuajse në të gjitha sferat e jetës së përditshme, mungesa e punësimit në organet shtetërore, pasivizimi, shlyerja nga regjistrat civil, mungesa e investimeve në vendbanimet shqiptarë dhe shumë problem tjera të cilat vetëm se po e rëndojnë jetën e shqiptarëve.

Fuqia e këshilltarëve shqiptarë në opozitë kundrejt koalicionit qeverisës serb mbetet e pa shpresë.

Megjithatë shpallja e zgjedhjeve lokale më 3 prill në disa komuna në Serbi, në mesin e tyre edhe në komunën e Medvegjës mund të jetë një shpresë sado e vogël, nëse subjektet politike shqiptarë marrin pjesë të unifikuara në këtë proces zgjedhorë, me qëllim të ruajtjes së identitetit të shqiptarëve në këtë komunë, thonë shqiptarët e Medvegjës./LajmiAL/