Mustafa: Besoj se SHBA do ta mbështesë bashkimin e Luginës me Kosovën
Kryetari i PDSH-në, Ragmi Mustafa, është shprehur se me çështjen e Luginës së Preshevës është duke u marrë bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht SHBA.
“Aleksandër Vuçiqit nuk i konvenon akoma pavarësia e Kosovës edhe pse është i vetëdijshëm se kjo i ka ikur. Atij do të konvenoj të mbajë Luginën dhe të gjithë Kosovën. Problemi i Luginës është ngritur edhe në nivelet më të larta botërore dhe SHBA po merren me Luginë dhe në këtë fushë besoj se autoritet amerikane do të rimbështesin ribashkimin e Luginës me Kosovën”.
“Kjo mund të bëhet edhe pa luftëra”, ka thënë Mustafa në Klan Kosova.
Në Edicionin Special ai ka thënë se shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë folur tre dekada më parë se çfarë opsioni mbështesin.
“Opsioni i pranueshëm është shprehur në referendumin e ’92-ës dhe luftën e UÇPMB-së për të qenë pjesë integrale e Kosovës. Besojmë shumë se SHBA do të qëndrojë krah shqiptarëve duke mos i ndarë si të Luginës dhe të Kosovës”.