Të fundit

Mustafa: Arrestimi i ish komandantëve dhe eprorëve të UÇK-së është fund e krye i papranueshëm

Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka reguar në lidhje me arrestimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

Z.Mustafa konsideron se këto arrestime të bazuara në dëshmi të fabrikuara në kuzhinat e Beogradit janë të papranueshme skandaloze dhe komike, raporton Ministria e Lajmeve. Po ashtu kreu i PDSH beson fuqishëm në pafajsinë e udhëheqësve të UÇK-së.

Postimi i plotë :

Me shqetësim të thellë po ndjekim arrestimet e padrejta nga gjykata speciale e Hagës në Republikën e Kosovës. Arrestime të bazuara në dëshmi të fabrikuara në kuzhinat e Beogradit dhe të paguara shumë fort te individ të caktuar në Republikën e Kosovës. Një gjykatë ndërkombëtare të punoj me dëshmi të rreme sa është komike po aq edhe skandaloze. Arrestimi i ish komandantëve dhe eprorëve të UÇK-së filluar nga z. Jakup Krasniqi njëherit ish kryetar Parlamenti, z. Kadri Veseli lider i PDK-së, Rexhep Selimi deputet i Prlamentit dhe z. Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës është fund e krye i papranueshëm. Një Dik Mart sharllatan e i sponzorizuar nga Beogradi e Moska, bashkë me dëshmi të rreme nga kushdoqoftë e ngadoqoftë nuk do të arrijnë asnjëher të frustrojnë Komandantët e UÇK-së e aq më tepër shqiptarët në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Në këtë gjykim, komandantët tanë do të dalin triumfues dhe fitues e që do të rikonfirmojnë luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë e trojet shqiptare. Urojmë shëndet presidentit të Republikës së Kosovës dhe bashkëluftëtarve të tij gjat qëndrimit të tyre në gjykatën speciale të Hagës. Po ku ka gjykatë në botë të gjykoj ÇLIRIMTARËT? Nga ana tjetër, vrasësit, gjenociduesit, dhunuesit e përndjeksit e popullit shqiptar në Kosovë e më gjërë po vazhdojnë të mvishen me pushtet absolut në Beograd. Ftojmë subjektet politike, shoqërinë civile dhe gjith shqiptarët në Kosovë e trojet shqiptare në regjion të bashkohen më fort se kurdoherë më parë dhe Qeveria Republikës së Kosovës të ndërprej dialogun mashtrues me Serbinë gjer në lirimin e KOMANDANTËVE

  • ÇLIRIMTARËVE. Me Ju jemi në çdo çast President e Ju bashkëluftëtarë të tjerë të Presidentit që tanimë jenë në rrugë për në Hagë. Zoti i bekoftë Çlirimtarët, zoti e bekoftë popullin Shqiptar kudo ku jeton e vepron. RM