Lajme

Musliu: Vjosa s’mund t’i durojë gratë e zonja

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka komentuar shkarkimin e Vladete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani.

Sipas, Musliut, presidentja Osmani nuk mund t’i durojë gratë e zonja.

Postimi i saj i plotë:

Vjosa s’mund t’i duroj grate e zonja.

Valdete Daka sot u shkarkua por nuk u korit e as nuk u nenshtrua.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas shkarkimit të Valdete Dakës.

Sipas njoftimit të presidencës, Valdete Daka në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike.

Vendimi i saj është kundërshtuar nga organizatat e shoqërisë civile, duke e quajtur të motivuar politikisht.