Bota

Izraeli paralajmëroi SHBA për sulm të mundshëm të Iranit në Gjirin Persik

Forcat Ajrore të SH.BA-së po vendosin bombarduesit e B-52 Stratofortress në Gjirin P. në përgjigje të një plani të iranian për të sulmuar forcat amerikane në rajon. Mossad thuhet se ka përshkruar një numër skenaresh në të cilat iranianët do të sulmojnë.

Agjencia e inteligjencës Izrealite Mossad paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për një komplot të mundshëm nga Irani për të sulmuar interesat amerikane në Gjirin Persik përpara se Uashingtoni të njoftojë se do të dërgonte përforcime ushtarake në Lindjen e Mesme në një mesazh “të qartë dhe të pagabueshëm” dërguar Iranit raportoi të hënën kanali 13 i Izraelit .

Disa B-52 të aftë për të bartur bomba atomike po shkojnë në rajon së bashku me një task force duke përfshirë edhe aeroplan mbajtëse pas asaj që Departamenti i Mbrojtjes i quajti “indikacione të fundit dhe të qarta se forcat iraniane dhe dhe aleatët e Iranit po bënin përgatitje për të sulmuar forcat amerikane”.

“Vendosja e aeroplan mbajtëses USS Abraham Lincoln dhe një task forcë konsiderohet një hap i kujdesshëm në reagimin ndaj indikacioneve të gatishmërisë së rritur iraniane për të kryer operacione sulmuese kundër forcave amerikane dhe dhe intresave amerikanr” tha një zyrtar nga Pentagoni.

Më parë të hënën, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara John Bolton njoftoi se kishte informacione që tregojnë për kërcënimet iraniane, dhe prandaj kemi marra masa për të dërguar aeroplan mbajtësen USS Abraham Lincoln në Gjirin Persik.