Musliu dhe Lutfiu takuan ambasadorin e Shqipërisë në Beograd
Zëvendës kryetari komunës Bukanocit, Shqiprim Musliu s’bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun, gjatë ditës së sotme takuan ambasadorin e ri të Shqipërisë, Bardhyl Canaj, transmeton Ministria e Lajmeve.
Njoftimin e plotë të Musliut për takimin e sotshëm mund t’a lexoni më poshtë :
Bashkë me Kryetarin e KKSh-së takuam sot ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Beograd z.Bardhyl Canaj.
Ambasadorit i uruam për detyrën dhe misionin e ri dhe u dakorduam që të jemi në bashkërendim me Republikën tonë për bashkëveprim politik.
Përpjekjet tona për avancimin e pozitës së shqiptarëve janë një dhe në interes të kombit tonë🇦🇱