Muriqi dhe Fenerbahce i plotësojnë ëndrrën vajzës së sëmurë me kancer
Stafi dhe futbollistët e skuadrës së Fenerbahces kanë plotësuar ëndrrën e një vajze të sëmurë me kancer.
Irem Ayyuce Cinar po lufton me sëmundjen e kancerit. Ëndrra e saj ishte që t’ takojë futbollistët e gjigantit turk, Fenerbahces.
Dhe, kjo ëndërr e saj u plotësua. Pas fitore së Fenerbahces 3-1 ndaj Tarsus Idman Yurdu në ndeshjen e Kupës, futbollistët e skuadrës turke, përfshirë edhe Vedat Muriqin, takuan vajzën dhe i plotësuan ëndrrën asaj.
22 vjeçarja gjithashtu e kishte në ëndërr që të bëhej futbolliste.