Lajme

Murati: E vetmja zgjidhje e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë është ripërcaktimi i kufijve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka ripërsëritur se e vetmja zgjidhje e përhershme e problemit shqiptaro-serb është ndryshimi i kufijve.

“E vetmja zgjidhje e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë është ripërcaktimi i kufijve, zbatimi i të drejtës për vetëvendosje dhe për bashkim të shqiptarëve në Kosovën Lindore, atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën dhe njëkohësisht e drejtë e njëjtë të zbatohet edhe për serbët në tri komunat veriore, atje ku janë shumicë’, tha Murati në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Kjo është diçka që ne e kemi shkruar në letër prej vitit 2010. Nuk ka qenë ide popullore sidomos me bashkësinë ndërkombëtare e cila një kohë të gjatë ishte për mos ndryshim të kufijve”, shtoi ai.

Ai thotë se ata janë për ripërcaktim të kufijve dhe jo shkëmbim territoresh.

“Bindja jonë është që është e vetmja zgjidhje e drejtë që krijon paqe në mes të dy popujve dhe gjithashtu ia hapë Kosovës mundësitë që ta ndryshojë edhe Kushtetutën e vetë sepse kemi një Kushtetutë e cila na len hoxha shumë jofunksional’, tha Murati.