Mozaiku i shqiptarit me imazhin e Donald Trump, lajm në mediat ndërkombëtare – synon rekord botëror
Artisti shqiptar nga Gjakova, Alkent Pozhegu është në përpjekje për të vendosur rekord të ri botëror në librin Guinness.
Ai ka krijuar mozaikun më të madh prej grurit duke përdorur një imazh të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njofton Klan Kosova.
Në lidhje me këtë mozaik të cilin e ka vendosur në qytetin e Gjakovës, Alkent Pozhegu është bërë emër i njohur edhe për The Guardian dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare të lajmeve.