Bota

Momenti i rëndë kur një djalë palestinez vrapon pas trupit të pajetë të babit

Po vazhdon gjendje e rëndë e luftimeve mes Izraelit dhe Palestinës.

Izraeli dërgoi 80 aeroplanë luftarakë të martën për ta bombarduar Gazën dhe grumbulloi tanke në kufi. Ndërkohë raketat e Hamasit dhe grupeve tjera islamike i goditën qytezat izraelite për të dytën ditë me radhë.

Një moment i rëndë është publikuar në rrjete sociale ku një djalosht i mërzitur vrapon pas trupit të pajetë të babit të tij, i cili është vrarë nga sulmet izraelite në Gaza.

Kujtojmë, se luftimet erdhën pas disa javësh tensionesh në rritje që u nxitën nga konfrontimet e dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në Jerusalem, në vendin që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund përshkallëzimit. I dërguari i paqes i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, tha se dhuna po “përshkallëzon drejt një lufte të plotë”.

Të paktën 35 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë dhe pesë izraelitë janë vrarë në dhunën e deritanishme, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.