Lajme

Molliqaj sulmon Vjosa Osmanin: Një person që ka pranuar përbuzjen brenda partisë, nuk mund ta udhëheq vendin

Ish deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK, shpërfaqë më së miri frikën e partive tjera të mëdha, përballë koalicionit të tyre.

“Vjosa Osmani, anipse është personalitet i respektuar brenda votuesve të LDK-së, është shumë e pafuqishme. Në radhë të parë, nuk e ka mbështetjen e partisë së saj, e cila para dy viteve e vendosi atë në fund të listës së deputetëve, ndërsa sot vendosi ta kandidojë për kryeministre vetëm për të fituar disa vota.

Pra, përderisa Vjosa do të jetë vetëm figurë për elektoratin, vendimet do të vazhdojnë të mirren nga “të fortit” e LDK-së”, ka shkruar Mollioqaj.Sipas tij Vjosa Osmani nuk paraqet profilin e duhur për të marrë mbi supe përgjegjësi kaq të madhe, përcjell lajmi.net.

“Në radhë të dytë, duke pasur parasysh negociatat e pashmangshme me Serbinë, ku kërkohet qëndrueshmëri dhe vendosmëri politike, e dëshmuar kjo nga Kryeministri Haradinaj, Vjosa nuk e paraqet profilin e duhur për të marrë mbi supe përgjegjësi kaq të madhe. Një person që ka pranuar përbuzjen brenda partisë, nuk mund ta udhëheq vendin në negociata me Serbinë”.

Tutje Molliqaj ka shkruar se Albin Kurti ka dalë nga loja me vendimin e LDK-së për ta nominuar Osmanin.“Iu lut Isa Mustafës në gjunjë për ditë me radhë për ta bërë kryeminstër, duke e dëshmuar që për pushtetin e vet personal është i gatshëm t’i harroj të gjitha dallimet politike. Në fund, siç edhe dihej, LDK-ja e përbuzi dhe nuk e pranuan si kandidat”, ka shkruar tutje ai.