Kryesore

Miratohet Ligji që i njeh të drejtat pronësore në Kosovë shqiptarëve nga Lugina

Sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji që i njeh të drejtat pronësore në Kosovë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, transmeson MinistriaLajmeve

Lajmin e ka bërë të ditur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adanan Rrustemi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin Facebook.

Postimi i Rrustemit :
Kuvendi posa miratoi Ligjin që i njeh të drejtat pronësore në Kosovë të gjithë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Një padrejtësi shumvjeçare u eliminua sot me këtë Ligj.