Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë falënderon ushtritë që ndihmuan, harron FSK-në
Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për popullin shqiptar pas tërmetit në Durrës.
Por, Xhaçka ka zgjedhur të injorojë ndihmën e shtetit të Kosovës duke mos e përmendur e as publikuar ndonjë fotografi të ushtrisë apo policisë së Kosovës.
Xhaçka nuk ka përmendur e as nuk ka vendosur të publikojë në statusin e saj ndonjë fotografi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës apo popullit kosovar që dhanë kontributin e tyre. Por, në postimin e saj nuk ka harruar të publikojë fotografi të njësiteve speciale të Turqisë, Rumanisë, Italisë dhe Francës.