Ministria e Shëndetësisë së Kosovës hap konkursin për 1.034 specializantë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për shpalljen e konkursit për specializantë.
Ai në konferencën e mbajtur për media të enjten, ka thënë se do të hapen 1.034 vende, që sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë.
Zemaj tha se ky proces është bllokuar para katër vjetësh.
“Si prioritet i Qeverisë e ministrisë arritëm ta zhbllokojmë këtë proces për 3 javë. Për shkak të bllokimit të këtij programi, kërkesat kanë qenë të mëdha, por çdo vit do të ketë konkurse”, ka thënë ai.