Lajme

Ministri serb drejtohet ashpër: Haradinaj është një terrorist, do ta luftojmë Kosovën kudo që na jepet rasti

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, duke lënë kështu pas vetes vendimin për taksën ndaj produkteve serbe.

Në letrën e dorëheqjes së tij, Haradinaj ndër të tjera ka përmendur edhe faktin që kushdo që do ta pasojë atë në postin e kryetarit të Qeverisë nuk duhet të bëjë kompromise në dëm të Kosovës.

E duket se kjo rezistencë e Haradinajt për taksën dhe qëndrimi i tij kundër pazareve me kufij dhe synimeve të Serbisë për ndarje të Kosovës, e ka nervozuar shumë ministrin serb, Nenad Popoviq, i cili madje e ka quajtur Haradinajn edhe si ‘terrorist’, shkruan tanjug, trasnmeton Gazeta Express.

Ai thotë se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta luftuar Kosovën, në çdo vend dhe në çdo institucion ku i jepet mundësia.

“Serbia duhet ta sfidojë shtetësinë e rreme të Kosovës, në çdo vend, kudo që i jepet mundësia”, ka thënë Popoviq.

Ndër të tjera ai ka thënë se veprimet e Kosovës kanë bërë që marrëveshja e Brukselit të ‘vdesë’.

“Pas gjithë mesazheve që i morëm së fundi nga shtetet perëndimore, farsa e Gjykatës Speciale të Hagës me terroristin Ramush Haradinaj, akuzat se ne jemi një popull që kemi kryer gjenocid, sulmet dhe arrestimet e serbëve në Kosovë, tregojnë qartë që marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, ka thënë ndër të tjera Popoviq./