Ministri i Shëndetësisë i Francës: Pandemia COVID-19 u përhap nga Kisha Evangjeliste
“Pika e kthesës ishte mbledhja e mbajtur në Kishën Evangjeliste në Mulhouse. Pandemia në mbarë vendin me të vërtetë u përhap prej këtu”, u shpreh ministri Olivier Veran.
Ministri i Shëndetësisë i Francës Olivier Veran, prendoi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në vend është përhapur nga ritualet fetare që janë bërë në Kishën Evangjeliste në qytetin Mulhouse muajin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Veran në deklaratën për gazetën javore Le Journal du Dimanche, bëri vlerësime rreth COVID-19 që e ndikoi vendin.
“Pika e kthesës ishte mbledhja e mbajtur në Kishën Evangjeliste në Mulhouse. Pandemia në mbarë vendin me të vërtetë u përhap prej këtu”, u shpreh ai.
Ai pohoi se nuk janë vonuar me masat kundër COVID-19.
Ndërkohë në lajmin e gazetës Le Monde, virusi nga Kisha Evangjelike në Mulhouse është përhapur në në Austri.
Sipas lajmit një familje që jeton në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, më 17-21 shkurt ka marrë pjesë në rituale e kishës, të cilët më pas përmes Belgjikës janë kthyer në Vjenë. Testi i tyre ka rezultuar pozitiv.
Në lajm gjithashtu u pohua se këto rituale kanë shkaktuar që virusi të përhapet edhe në Burkina Faso, një shtet afrikan.