Lajme

Ministri i MBS Stefanoviq: E vlerësoj presionin e Amerikës ndaj Kosovës për taksën

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha sot se e vlerëson siç e cilësoi ai “presionin e ushtruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Prishtinës për të hequr taksën”.

Ai njëherit ka shprehur shpresën që kjo të jepte rezultate.

“Sidoqoftë, jo gjithmonë kam qenë optimist, sepse më duket se ky presion mund të jetë më i madh,” tha Stefanoviq kur u pyet nga gazetarët të komentojë deklaratën e të Dërguarit Special të presidentit amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se tarifa duhet të hiqet dhe se kundërshton masën e reciprocitetit të paralajmëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug.