Ministri i Brendshëm italian: Në Shqipëri rrezikohet përballja civile, në kontakt me palët për ta shmangur
Gjatë një deklarate publike në Ministrinë e brendshme italiane, ku radhiti problematikat e Italisë në veçanti me sigurinë kufijve, ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini foli edhe për situatën në Shqipëri, që cilësoi si “të rrezikshme” dhe që mund të çoj vendin “deri në një përballje civile”.
Deklarata e Salvinit për situatën shqiptare (nga minuta 8:30)
Ministri italian deklaroi se sot ka folur me presidentin shqiptar Ilir Meta dhe është në kontakt me palët politike në Shqipëri, për të shmangur përkeqësimin e situatës, sepse “Shqipëria është partner i rëndësishëm tregtar dhe kulturor për Italinë”.
“Ju kujtohen skenat e viteve ’90, kemi shumë probleme të tjera dhe gjeja e fundit që na duhet është hapja e një fronti të ri”, deklaroi Salvini, që është njëkohësisht edhe lideri i partisë Lega.