Meta viziton memorialin e presidentit Rugova: Historia e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprat e tij
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Meta ka shkruar se kontributet e Rugovës janë shembuj frymëzimi, ndërsa historia e Kosovës dhe kombit shqiptar ka në themelet e saja emrin dhe veprat e Rugovës.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale.
Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova. ????