Shqipëri

Meta s’e dekreton Cakajn si ministër të Jashtëm: Ka bërë deklarata të rrezikshme për ndryshimin e kufijve

Presidenti Meta ka refuzuar ditën e sotme emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Dekreti i është kthyer kryeministrit Edi Rama për rishqyrtim.

Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

Meta thotë se kryeministri i propozuar nga Rama ka bërë deklarata të rrezikshme për çështjen e kufijve. Meta thekson më tej se këto deklarata sjellin pasoja të paparashikueshme në rajon dhe më gjerë.