Meta paralajmëron George Sorosin: Jam i racës së Avni Rustemit!
Ilir Meta ka paralajmëruar miliarderin George Soros se nuk mund të tallet me Shqipërinë.
Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh të prerë Sorosit, duke i thënë se është i racës së Avni Rustemit dhe do t’i dalë për Zot Shqipërisë.
Ndër të tjera, Meta i ka thënë Sorosit se Shqipëria është një vend i vogël për përmasat e tij, ndaj dhe duhet t’i investojë miliardat e tij në tregjet e mëdha.
“Kam dy fjalë dhe për Sorosin, shpesh komplenton kundër demokracisë, i them Sorosit t’i gëzojë miliardat e veta, Shqipëria është vend i vogël për përmasat e tij, të vazhdojë të investojë në tregjet e mëdha, se Ilir Meta është Presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për Zot Shqipërisë, është i racës së Avni Rustemit”, ka theksuar Meta.