Shqipëri

Meta në Izrael në Forumin Botëror të Holokaustit, të pranishëm Putin dhe Macron

Presidenti shqiptar është i ftuar nga ai izraelit, Rivlin. Të pranishëm 30 krerë shtetesh, përfshirë edhe presidentët e Gjermanisë dhe Italisë. Ky është Forumi i pestë që organizohet nga Fondacioni “Forumi Botëror i Holokokastit”, i cili do të zhvillohet, më 23 janar 2020.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është një nga 30 krerët e shteteve nga e gjithë bota, i cili do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit, më 23 janar në Yad Vashem në Jeruzalem, me ftesë të presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.

Forumi Botëror do të zhvillohet, më 23 janar 2020.