FutbollSporti

Messi përleshet me Medel dhe ndëshkohet me karton të kuq

Argjentina ishte duke fituar me rezultatin 2-0 në përballjen ndaj Kilit e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Amerikës.

Fillimisht ishte Aguero i cili hapi serinë e golave, ndërsa në minutën e 22’ Dybala dyfishoi shifrat për “Albicelestët”.

Por befasia e madhe vjen në minutën e 38’ kur Lionel Messi u përjashtua me kartonin e kuq për shkak të konfliktit me lojtarit tjetër të kundërshtarit.

Gjithashtu edhe Gary Medel u ndëshkua me kartonin e kuq si pasojë e konfliktit me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.