FutbollSporti

Messi kërkon largimin nga Barcelona

Ditën e djeshme, gazetat sportive spanjolle shkruanin se Leo Messi ka dyshime mbi vazhdimësinë e tij te Barcelona. “Dilema e Messit” dhe “Messi mendon të ardhmen e tij” ishin titujt e “As” dhe “Marca”.

Por, “bombën” e lëshoi gazetari brazilian që jeton në Barcelonë dhe që në vitin 2017 dha i pari lajmin e largimit të Neymar nga klubi katalanas.

Sipas Marcelo Bechler të “Esporte Interativo”, argjentinasi është pothuajse i larguar nga Barcelona.

“Messi u ka komunikuar drejtuesve të klubit se ka dëshirë të largohet. Jo në vitin 2021, por që tani”, tha gazetari.

Sipas tabloidëve britanikë, 3 janë pretendentët për të marrë shërbimet e Messit: Manchester City, PSG dhe Inter.