Mesoni të gjitha vendimet e reja nga Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme
Sot në mbledhjen e mbajtur të Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme janë nxjerrur këto konkluzione:
- Shtabi Komunal për S.J. në Preshevë, në bazë të raportit të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë , vlerësimit të rrezikut dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës epidemiologjike – Covid 19 për tërë territorin e komunës së Preshevës, i propozon zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës shpalljen e situatës së jashtëzakonshme epidemiologjike – Covid 19 në tërë teritorin e komunës së Preshevës në zgjatje prej 15 ditësh.
- Drejtorati për punët e Inspekcionit komunal të komunës së Preshevës të monitorojë zbatimin e masave anti-Covid, i cili i ka kompetencat ligjore për të shqiptuar gjoba, kurse për subjektet që nuk bashkëpunojnë dhe tregohen të padisiplinuara, të marrë masa deri në mbyllje të lokalit
- Të kufizohet orari i punës prej ora 19:00 e deri 05:00 për veprimtarinë e gastronomisë, kafeteritë, bastoret, lojërat e fatit etj.
- Shkurtimi i orarit të punës prej ora 08:00-14:00 tek të gjitha institucionet e komunës së Preshevës – administratës komunale dhe subjekteve ku themelues është KK Preshevë, që nëpër zyre të mos jenë më tepër se dy punëtorë, ndërsa në qendrën për asistencë qytetare të komunës, të mos grumbullohen më shumë se tre persona (palë) njëkohësisht.
- N.P. ”Moravica” në Preshevë të ndërmarrë masa për vendosjen e dezo-barierave në të gjitha hyrjet e tregut, si dhe të vendosë postera me paralajmërim të vendosjes së maskës siguruese, në rast të rrezikimit të distancës sociale dhe mbajtjes së distancës.
- Shtëpia e shëndetit në Preshevë të vendosë tenda para Covid – ambulancës dhe të bëjë aty pranimin e pacijentëve të infektuar me Covid-19. Sigurimin e tendeve do ta bëjë komuna e Preshevës.
- Të gjitha institucionet e komunës së Preshevës para ndërtesës të vendosin kontakt telefonat për nevojat e qytetarëve, me qëllim të evitimit të grumbullit masiv.
- Fondi për qëllime humanitare të ketë vëmendje konkrete për rastet e prekura sociale me Covid -19.
- Aktivitetet kulturore-sportive në ambientet e mbyllura të mbyllen tërësishtë.
Shtabi për SJ apelon tek qytetarët që t’i përmbahen me përpikmëri masave anti-Covid, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar në komunën tonë.
Konkluzionet hyjnë në fuqi nga dita e nesërme, datë 18.11.2020