Mësoni masat e vendosura nga Shtabi i Krizave në Komunën e Bujanocit
Më poshtë do t’i lexoni të gjitha masat e miratuara nga Shtabi i Krizave në Komunën e Bujanocit.
Me qëllim të zvogëlimit të përhapjes së virusit COVID – 19 janë marrë këto masa të veçanta të mbrojtjes së popullatës nga sëmundjet ngjitëse:
Deri sa zgjatë rreziku nga përhapja e sëmundjes ngjitëse COVID-19, gjatë kohës së qëndrimit në vendet publike dhe në hapësira të mbyllura, qytetarët janët ë obliguar që, për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes ngjitëse COVID-19, që patjetër të bartin maska mbrojtëse dhe të mbajnë distancën e ndërsjelltë prej së paku një metër e gjysmë në mes dy personave të cilët nuk jetojnë në të njëjtën familje, përkatësisht në çdo 4m2 mund të jetë i pranishëm vetëm një person.
Në vendet publike në hapësira të hapura, nëse nuk mështë e mundur mbajtja e distancës mes dy personave prej së paku një metër e gjysmë (para shitoreve, farmacive, në pikat e ndalje ssë autobusëve dhe pikat e tjera të ndaljes dhe të ngjashme), bartja e maskave mbrojtëse është e obligueshme.
Në trafikun rrugor dhe hekurudhor të transportit të udhëtarëve është e obligueshme bartja e maskave mbrojtëse.
Prindërit e fëmijëve të mitur ose të fëmijëve me nevoja të veçanta, përkatësisht kujdestarët e tyre janë të obliguar që të sigurojnë se fëmijët të bartin maska mbrojtëse në rastet nga parag. 1 deri në parag. 3.
Kufizohet orari i punës i objekteve hoteliere që nuk kanë veranda dhe i klubeve të natës, ashtu që këto objekte nuk do të punojnë nga ora 21:00, deri në ora 06:00 të ditës vijuese,
Kufizohet orari i punës i objekteve hoteliere që kanë veranda dhe i klubeve të natës, ashtu që këto objekte nuk do të ofronë shërbime hoteliere në pjesën e mbyllur të objektit si dhe në pjesën e hapur të objektit (veranda) nga ora 21:00, deri në ora 06:00 të ditës vijuese,
Pronarët e objekteve hoteliere janë të obliguar që punën e objekteve hoteliere ta përshtatin ashtu që në një tavolinë nuk mund të ulen më shumë se dy persona, përjashtimisht nëse kemi të bëjmë me prindër dhe fëmijë të mitur ose persona që jetojnë në të njëjtën familje, krahas distancës së detyrueshme prej dy metrash në mes të tavolinave,
Pronarët e objekteve hoteliere janë të obliguar që në vend të dukshëm ta shpalosin numrin e personave që mund të qëndrojnë në objekt,
Ndalimi i përdorimit të pishinave të hapura dhe të mbyllura, qendrave SPA dhe qendrave viles,
Zbatimi i masave mbrojtëse në objektet fetare dhe me rastin e kryerjes së riteve fetare,
Zbatimi i masave mbrojtëse në sallonet e kozmetikës dhe frizerëve, salloneve të bukurisë, qendrave të fituesit dhe palestrave,
Dezinfektimi i shpeshtë i trotuareve, shesheve në Bujanoc de i objekteve publike në bashkësitë lokale,
Ndalimi i organizimit të solemniteteve (dasmave, kurorëzimeve, pagëzimeve) në objektet hoteliere si dhe organizimi i manifestimeve sportive dhe manifestimeve të tjera argëtuese,
Qytetarëve iu rekomandohet që gjatë festave (Bajramit dhe festave ortodokse) të mos tubohen por festat t’i shënojnë në rrethin familjar,
Në shumë prej 5.000,00 dinarë do të gjobitet personi fizik që shkelë masën e bartjes së obliguar të maskës mbrojtëse në transportin publik, në vendet publike dhe në hapësirat e mbyllura,
Konkluzioni hynë në fuqi në ditën e miratimit, më 29.07.2020.