Mësimdhënësit e përfshirë në platformën e mësimit në distancë do të shpërblehen edhe në Luginë të Preshevës
Pas angazhimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, të gjithë mësimdhënësit e përfshirë në platformën e mësimit në distancë në situatë të jashtëzakonshme, do të shpërblehen.
Janë video-regjistruar 324 njësi mësimore nga 63 mësimdhënës, punëtor të 12 shkollave në Luginën e Preshevës.
63 mësimdhënësit e situatës së jashtëzakonshme mund të plotësojnë formularët përkatës të Entit për avancimin e arsimit dhe edukimit.
Linku: https://zavod.edu.rs/snimanje-ugovori/
Gjithmonë do të kujtoheni për guximin e vendosmërinë. Në një situatë frike e paniku, mbajtët mësimin para kamerave e i dhatë shpresë çdo nxënësi