Merkel letër Ramës: Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë
Angela Merkel i ka nisur një letër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ku i ka shprehur ngushëllimet për tërmetin që ka prekur Shqipërinë.
Ndër të tjera ajo ka premtuar mbështetjen e Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian për Shqipërinë pas goditjes së tërmetit.
Letra e plotë:
I nderuar kryeministër,
Mësova me një ankth të madh për tërmetin në Shqipëri, ku vdiqën shumë njerëz dhe shumë u plagosën. Unë do të doja t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për ju. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dëmtuarit. Unë e di për dhimbjen që ju dhe familja juaj duhej të përjetonit.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Ne dëshirojmë që personat e dëmtuar të shërohen me shpejtësi.
Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë./Tch/