Mërgata e organizuar me autobusë, nisen drejt Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit
Tashmë kur kanë mbetur edhe 3 ditë deri në ditën e zgjedhjeve të 14 shkurtit, një numër i madh i mërgimtarëve janë nisur drejt Kosovës nga vende të ndryshme të diasporës për të ardhur dhe votuar.
Ndërkohë që ka shumë nga ta që kanë zgjedhur udhëtime të organizuara grupore me autobusë për të ardhur në vendlindje e shfrytëzuar të drejtën e votës.
Disa prej tyre janë nisur sot nga Gjermania me autobusë. Fotot janë publikuar nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, shkruan Albinfo.ch.