Menduh Thaçi rizgjidhet kryetar i PDSH-së
Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kongresin e VIII të rregullt të partisë, ku si kryetar partie u rizgjodh z. Menduh Thaçi
Njëkohësisht u miratua edhe rezoluta nëpërmjet të cilës Partia Demokratike Shqiptare obligohet të ndërmarrë veprime konkrete për të ndryshuar nenin kushtetues në të cilin parashihet që “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”, të zëvendësohet me “Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në RMV”. Në kongres u zgjodh edhe kuvendi qendror i PDSH-së.