Lajme

Meliza Haradinaj jep dorëheqjen nga posti i ministres së Punëve të Jashtme

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqjen nga pozita që ajo mbante, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka dhënë dorëheqjen gjithashtu edhe nga të gjitha funksionet në AAK dhe nga anëtarsia.

Kjo dorëheqje e Haradinajt erdhi pas videos së publikuar në media ku pretendohet se bashkëshorti i saj ka blerë me para komisionerët dhe votat kanë shkuar në favor të saj.

Ajo tutje ka ftuar Prokurorinë të hetojë rastin.

Njoftimi i plotë:

Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.