Mehmeti: Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk duhet të favorizoj asnjë subjekt politik në Luginë!
Zëvendës kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti ka reaguar ndaj emërimit të Ardita Sinanit si këshilltare e qeverisë Kurti në Prishtinë.
Postimi i plotë në Facebook nga Enver Mehmeti:
Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk duhet të favorizoj asnjë subjekt politik në Luginë!
Qasja duhet të jetë parimore,e jo selektive!
Padyshim që duhet t’i përjashtoj gjithë ata që votojn e qeverisin Preshevën me SNS ,siç ndodhi në Preshevë!
Favorizime mes subjekteve mund të ketë vetëm pas Bashkimit të Luginës me Republikën e Kosovës, ku qytetarët e Luginës do kenë të drejtën e votimit të subjekteve politike të Republikës!
Edhe para çdo emërimit apo vendimit për çështje të përgjithshme, nevojiten konsultime më të gjëra të subjekteve politike, shoqërisë civile të qytetarëve edhe të atyre të Luginës që jetojnë në Republikën e Kosovës,në mënyrë që përzgjedhja të jetë më e drejtë dhe meritore!
Shqiptarëve të Luginës i mungon barazia dhe Liria …