Lajme

Mediat në serbi: Fuqitë perëndimore e mbështesin për muri Vuçiqin

Para rinisjes së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në gjysmën e qershorit, presioni perëndimor po rritet mbi vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pas presionit mbi Greqinë, e cila paralajmëroi përmirësimin e marrëdhënieve me Prishtinën, në rend ishte Spanja  e cila siç raportuan disa media shqiptare në Kosovë, Spanja ka në plan që së shpejti do të hap në Prishtinë Zyrën ndërlidhëse!?

Në këtë mënyrë, pa mëdyshje, fuqitë perëndimore po përpiqen ta shtyjnë presidentin serb Aleksandar Vuçiq në një cep …

Duke cituar burimet e saj diplomatike në Bruksel, portali shqiptar Demokracia, shkruan se Spanja tashmë e ka marrë këtë vendim.

Ish Ministri Spanjoll i Punëve të Jashtme Josep Borelj, tani i ngarkuar me politikën e jashtme të BE, luajti një rol kryesor në këtë hap – citon Demokracia deklaratën e një “diplomati të mirëinformuar”.

Duhet të kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi presione të ashpra para vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, edhe në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS), ndërsa ka shtuar se ai duhet të marrë pjesë në dialogun me Prishtinën dhe se dëshiron një kompromis, por jo të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të jem absolutisht nën presionin më të madh, por më lejoni t’ju them menjëherë – unë nuk do të nënshkruaj njohjen e Kosovës së pavarur”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia do të jetë e ekspozuar ndaj presioneve të rënda, mundimeve e problemeve të shumta, shkruan informer.rs. Ai kujtoi se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në mes të qershorit dhe se Serbia do të ekspozohet ndaj presioneve të mëdha para dhe pas kësaj.

“Tani, ata kanë vendosur të detyrojnë disa, siç thonë ata, vende të guximshme të arrijnë nivelin e njohjes së Kosovës. Ata udhëhiqen nga një strategji për të ushtruar presion në vende të tilla si Greqia, në mënyrë që Kosova të bashkohet me NATO-n dhe ne më në fund të kuptojmë se ka mbaruar kur Kosova bëhet anëtare e NATO-s – theksoi Vuçiq ndërsa shtoi se: “Vendimet në Serbi nuk do të merren nga të huajt, ambasadorët, manjatët …, Serbia do të marrë vendime më vete, kjo është forca e saj”, tha Presidenti Vuçiq./k.post