Të fundit

Sinani inicon rindërtimin e asfalltimit të rrugës lokale Rahovicë-Bukurocë

Kryetarja e komunës Preshevës Ardita Sinani njoftoi sot se është inicuar procedura për rindërtimin dhe asfalltimi e rrugës lokale që lidh bashkësinë lokale Rahovicë me atë të Bukurocës.

Njoftimi i plotë :

Sot inicova procedurën për rifillimin e rindërtimit dhe asfalltimit të rrugës lokale që lidhë Rahovicën dhe Bukurocën.
Ky projekt në vlerë prej 47.898.064,20 dinarë ishte nisur në bazë të prokurimit publik, përgjatë mandatit tim të mëparshëm disamujor.
Sipas kontraktuesit-punëkryerësit, ndërprerja e punimeve ishte arsyetuar me mungesë të mjeteve financiare.
Ne do t’i sigurojmë mjetet financiare. Rruga po bëhet!
Është rruga që i jep qasje Rahovicës e Bukurocës në Korridorin X dhe në rrugën e vjetër Preshevë-Bujanoc.
Është rruga që lehtëson qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe mjeteve bujqësore.
Është rrugë për njerëzit. Rrugë për ekonominë. Rrugë për bujqësinë.
Është rrugë për jetë.
Mjaft ëndërruam! Koha është të rrugëtojmë