Mediat e Qeverisë Ruse promovojnë Kosovën: Çmenden serbët me komente fyese
Russia Today, medium ky që financohet nga Qeveria Ruse, ka shkruar për kërcimet e kosovarëve në lumin e Drinit të Bardhë, traditë kjo që po zhvillohet tashmë e disa vite. Rreth kësaj të nervozuar janë shprehur serbët, të cilët kanë lëshuar komente fyese.
Gara e kosovarëve për të kërcyer në ‘Drinin e Bardhë’ ka tërhequr vëmendjen e mediumit rus, Russia Today. Ata kanë shpërndarë një video të kësaj tradite, përmes së cilës kanë treguar se ajo zhvillohet në Kosovë.
”1000 spektatorë shikojnë kërcimet e 14 garuesve në lumin e Drinit të Bardhë, nga 22 metra lartësi” shkruan Russia Today në pamjet e lëshuara.
“Nuk është ‘Drini i Bardhë’, por ‘Beli Drim’. Ju idiota”, ka komentuar një serb në videon e shpërndarë në Twitter.
Ndërsa një tjetër, ka sugjeruar mediumin ta shtojnë ‘Kosova është Serbi’ në fjalinë e shkruar sipër.