Media serbe: SHBA-ja nuk dëshiron që tërë veriu t’i jepet Serbisë
Afati për arritjen e marrëveshjes për Kosovën është zgjatur deri në fund të vitit, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht më së shumti janë të preokupuara me Venezuelën, ndërsa Bashkimi Evropian me zgjedhjet për Parlamentin Evropian”, shkruan sot portali “danas”.
“SHBA-ja është për korrigjimin minimal dhe këmbimin e territoreve që do të thotë se Serbia do të fitojë komunën Leshak, përkatësish rrëzat e Kopaonikut, e Kosova disa fshatra në komunën e Preshevës në perëndim të autostradës, përkatësisht të korridorit 10, ndërsa është e mundshme që Kosovës t’i takojë Tërnoci i Madh në komunën e Bujanocit”, citon“danas” diplomatë të huaj pa ua përmendur emrat, transmeton koha.
Burimet e kësaj gazete kanë thënë se SHBA-ja kundërshton idetë që i tërë veriu i Kosovës t’i takojë Serbisë, e “kjo vlen sidomos për Mitrovicën veriore”, ndërsa formimi i Asociacionit të Komunave serbe është ende në opsion.
“AKS është në pritje sepse Gjykata kushtetuese e Kosovës formimin e tij e ka vlerësuar jo kushtetues. Problem të madh ka bërë ish-kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq kur ka thënë se AKS do të jetë Republika e re Serbe dhe kështu ka krijuar kundërshtimin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Perëndimit”, kanë thënë ata diplomatë.