Media Belge: Shqipëria një narko-shtet nën ndikimin e trafikantëve
Mediat ndërkombëtare po i japin jehonë mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
Kështu, media belge “Le Soir” i ka kushtuar situatës në vendin tonë një artikull me titullin “Shqipëria, një narko-shtet nën ndikimin e trafikantëve”. Në shkrim nënvizohet se këtë të dielë do të mbahen zgjedhje në vendin e shqiponjave.
Në artikull vlerësohet se këto zgjedhje mbahen në një situatë të tensionuar, mes drogës, dhunës dhe krizës institucionale.
“Zgjedhjet bashkiake mbahen këtë të dielë në “vendin e Shqiponjave”. Ndërmjet drogës, dhunës dhe krizës institucionale, shteti i vogël ballkanik është thithur në një spirale nënvlerësuese”, thuhet në shkrim.