Bota

Më shumë se 2.6 milionë votues tashmë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, kush po kryeson?

Më shumë se 2.6 milionë vota të zgjedhjeve të përgjithshme janë hedhur në më pak se një muaj deri në ditën e zgjedhjeve, raporton CNN.

Në fakt, bëhet fjalë për votat e personave që do të punojnë në ditën e zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe deri më tani kanë votuar zyrtarët e 24 shteteve.

Në gjashtë nga ato shtete që raportojnë të dhënat (Florida, Iowa, Maine, Nebraska, Carolina e Veriut dhe Pennsylvania), demokratët thuhet se kanë marrë më shumë se gjysmën votave, raporton Telegrafi.

Kjo nuk tregon rezultatin përfundimtar të këtyre garave. Sondazhet tregojnë se mbështetësit e presidentit Trump preferojnë fuqimisht të votojnë personalisht në ditën e zgjedhjeve.

Kujtojmë se presidenti Trump disa herë ka theksuar se votimi përmes postës mund të jetë diskutueshëm dhe se mund që mos t’i pranoj rezultatet zgjedhore.

Ndryshe, zgjedhjet për presidentin e ri të SHBA’së do të mbahen më 3 nëntor (e martë), ku republikani Trump do të ballafaqohet me demokratin, Joe Biden.