FutbollSporti

Me rastin e “Turneut të Luginës”, Armand Duka viziton Preshevën

Në kuadër të vizitës në Preshevë me rastin e Turneut të Luginës në futboll për grupmoshat U7 deri U13, sot u prit në kabinet nga kryetarja Sinani së bashku me delegacionin nga Komuna e Preshevës i përbërë nga Ragmi Mustafa dhe Agim Sabedini, Kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj, si dhe gazetaren e njohur sportive znj. Anila Basha.

Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e këtij turneu si nismë për forcimin e sportit tek të rinjtë, për bashkëpunimin institucional dhe për mënyrat konkrete se si mund të avancojmë infrastrukturën dhe zhvillimin e futbollit në Komunën e Preshevës.

„Faleminderit për vizitën, përkrahjen dhe vëmendjen ndaj potencialit të fëmijëve dhe të rinjve tanë sportdashës“ ka shkruar kryetarja Sinani