LajmeTë fundit

Me rastin e ditës së Flamurit, marshin e planifikuar “Lugina do zgjidhje”, Këshilli Organizativ i Protestës, , vendosi që ta shëndrrojë në tubim solidarizimi me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”

NJ O F T I M

Ashtu si gjithë kombi shqiptarë edhe Lugina e Preshevës është e prekur thellë nga fatkeqësia që ndodhi në Shqipëri.
Të shkelur dhe të diskriminuar në përditshmëri, nga nevoja për protestë dhe ngritje zëri për të drejtën tonë për bashkim, me rastin e ditës së Flamurit, marshin e planifikuar “Lugina do zgjidhje”, Këshilli Organizativ i Protestës, , vendosi që ta shëndrrojë në tubim solidarizimi me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”, duke ndarë dhimbjen me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri.
Tubimi i solidarizimit me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”,do të mbahet nesër, e enjte 28 nëntor ora 11:00, në hapsirat para Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ku ftohen qytetarët që me pjesmarrjen e tyre, të nderojnë viktimat e kësaj tragjedie.
Duke pasur parasysh se arsyet për protestë kundër diskriminimit shtetërorë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë aktuale, për datën e mbajtjes së marshit protestues qytetarët e Luginës do të njoftohen me kohë.

Në Preshevë, 27.11.2019 Këshilli organizativ