Me rastin e 1 Qershorit, sot tek Penda e Rahovicës u mbajt aktivitet me personat me aftësi të veçanta
Mbahet aktiviteti në natyrë me personat me afësi të kufizuara👇
Një ditë ndryshe në natyrë! 🌿
Me shumë dashuri dhe përkushtim organizuam një aktivitet të veçantë në natyrë me personat me aftësi të kufizuara, ku pjesëmarrës ishin mbi 100 individë që u bënë pjesë e kësaj dite të mbushur me buzëqeshje, lojëra, muzikë dhe ndjesi pozitive.
Ky organizim kishte si qëllim përfshirjen (inkluzionin) dhe socializimin, duke krijuar një hapësirë të sigurt dhe të hapur për të gjithë, ku secili ndjehej i mirëpritur dhe i vlerësuar.
Bashkë krijuam kujtime. Bashkë ndërtuam ura dashurie dhe pranimi.
Projekti u realizua nga Shoqata e Prindërve dhe të Shoqata e prindërve të fëmijeve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuara në kuadër të projektit i cili u përkrah nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.
“Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, vullnetarëve dhe mbështetësve që e bënë të mundur këtë ditë të mrekullueshme” ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Prindërve dhe fëmijëve dhe të rinjëve me aftësi të kufizuara, z.Skender Selimi