Lajme

Me ceremoni shtetërore, Albin Kurti merr detyrën e kryeministrit

Albin Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës.

Në një ceremoni solemne, Kurti mori detyrën e kryeministrit të vendit të dorëzuar nga ish-zv/kryeministri i vendit, Behgjet Pacolli.

Kurti që nga sot është edhe zyrtarisht në krye të Qeverisë së Kosovës, ku ka 15 ministri dhe dy zv/kryeministra.

Dorëzimi i detyrës nga Pacolli u bë për shkak se ish-kryeministri, Ramush Haradinaj gjendet jashtë vendit.