Mbyllet samiti në Berlin, zbulohet dokumenti i përbashkët
Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë mbyllur punimet e sotme të samitit të organizuar në Berlin nga kancelarja Angela Merkel, ku i pranishëm ishte edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Tashmë është zbuluar edhe drafti i deklaratës së përbashkët që pritet të miratohet.
Dokumenti, pasi cilëson marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si një “shembull i shkëlqyer” për zgjidhjen e një konflikti, nënvizon rëndësinë e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë ne kuadër të stabilitetit të Rajonit, si dhe të aspiratave evropiane të dy vendeve.
Sipas draftit, vendet pjesëmarrëse ranë dakord që kjo zgjidhje duhet të jetë “e tërthortë, politikisht e qëndrueshme dhe kontribuues e stabilitetit”.
Sipas dokumentit, Serbia dhe Kosova dakordësuan që të përshpejtojnë marrëveshjet ekzistuese dhe të angazhohen sërish në dialogun mes tyre, me ndërmjetësimin e BE-se me objektivin e një marrëveshje definitive.
Pjesëmarrësit dakordësuan gjithashtu edhe mbi rëndësinë e një zone ekonomike rajonale, dhe të bashkëpunojnë sipas direktivave të Procesit të Berlinit, që ka si bazë ekonominë, tregtinë e lirë, bashkëpunimin rajonal në tema si siguria, shkëmbimin e të rinjve, ndër të tjera.
Ndërkohë, vendet konfirmuan angazhimin në luftën kundër terrorizmit dhe trafiqeve ilegale, si dhe të trafikut të qenieve njerëzore. Përkushtim ndaj demokracisë, respektimit të ligjit, krimit të organizuar dhe përforcimit te shoqërisë civile dhe medies të pavarur ishte një angazhim tjetër i vendeve pjesëmarrëse.