Mbreti i Tajlandës vetë-karantinohet në hotelin luksoz me 20 femrat e haremit
Mbreti kontravers i Tajlandës ka ngecur i bllokuar në një hotel luksoz së bashku me enturazhin e tij, për shkak të bllokimit të lëvizjes nga koronavirusi.
Maha Vajiralongkorn, i njohur edhe si Rama X, është izoluar në hotelin alpin të qytetit Garmisch-Partenkirchen në Gjermani, pasi autoritetet e zonës i dhanë leje të karantinohet së bashku me haremin e tij prej 20 femrash dhe një sërë shërbëtoresh.
Është e paqartë nëse katër gratë e tij ndodhen në të njëjtin hotel, raporton gazeta gjermane Bild.
Lajmi i izolimit të mbretit në hotelin luksoz nuk është pritur mirë në Tajlandë, ku qytetarët kanë kërcënuar se do të shkelin ligjet mbretërore. Sipas ligjeve, çdokush që ofendon apo kritikon monarkinë mund të dënohet deri në 15 vite burg.