Boks

Mbrëmja e Florian Markut, Londra “vishet” kuqezi!

I pamposhturi Florian Marku rikthehet mbrëmjen e së premtes në ring dhe kjo vlerësohet si ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij.

Boksieri shqiptar do të ndeshet ndaj çekut Miroslav Serban në “York Hall” në Londër, e cila pritet të jetë e tejmbushur pasi biletat janë shitur ditë përpara.

Kundërshtarit i Markut është 28 vjeç dhe në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 14 ndeshje, nga të cilat ka arritur të fitojë 11.

Në anën tjetër, Florian Marku, ka realizuar vetëm 3 ndeshje në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh humbje.