Mblidhet Kuvendi i Kosovës, sot votohet për Qeverinë ‘Kurti’
Sot pritet që të votohet qeveria e re ‘Kurti’. Siç ishte përcaktuar dhe më herët, ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë në orën 11:00. Ky hap erdhi arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Dy krerët e partive, i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa dje konfirmuan arritjen e marrëveshjes për koalicion, pas më shumë se dy muajsh negociatash.